Lisa Robin Kelly, aktorja amerikane e bërë e njohur në disa role në seriale dhe filma gjatë karrierës së saj, ndërroi jetë në fillim të javës në moshën 43-vjeçare.
Kelly vuante prej kohësh nga varësia prej substancave narkotike dhe ishte regjistruar me vullnetin e saj në një qendër rehabilitimi më parë gjatë muajit.
Megjithatë, surpriza e vërtetë erdhi këtë të mërkurë, ndërsa autoritetet policore në Los Anxhelos informuan se po trajtojnë vdekjen e saj si “të dyshimtë”.
Analizat e toksikologjisë do të kenë nevojë për 8-10 javë për t’u publikuar të plota, por ndërkohë policia ka nisur hetim për shkaqet e vdekjes.
Sipas një mjeku ligjor, dyshimet kryesore janë që aktorja ndërroi jetë prej një embolizmi dhe në trupin e saj janë gjetur disa shenja të dyshimta dhune.
Aktualisht, nuk dihet se çfarë roli mund të ketë luajtur droga në vdekjen e saj, por nëse vërtetohet që një mbidozë ka shkaktuar ose nxitur vdekjen e saj, përsëri hetimet do të përqendrohen nëse substanca është injektuar prej vetë aktores së ndierë apo dikujt tjetër, që në këtë rast do të ishte vrasësi i saj.
Top Channel