Videoklipi i ri i Lady Gaga
20/08/2013 00:00
Lady Gaga ka publikuar videoklipin e këngës më të re ‘Applause’ dhe si gjithmonë këngëtarja 27-vjeçare ka zgjedhur të shfaqet sa më pak e mbuluar që është e mundur.
Në fillim Lady Gaga shfaqet vetëm me guaska në pjesët intime, ndërsa me vijimin e videoklipit ajo ndërron “veshjen detare” me të brendshme të zeza.
Më tej, nga të brendshmet mbesin vetëm mbathjet dhe dy duar mbulojnë gjoksin e saj në mënyrë që videoja të mos kalojë kufijtë (nëse mund të flitet për kufij kur bëhet fjalë për Lady Gaga).
Top Channel