Julianne Moore “nxeh” sheshxhirimin
20/08/2013 00:00
Julianne Moore u shfaq më provokuese se kurrë në sheshxhirimin e filmit ‘Map To The Stars’, ku interpreton edhe Robert Pattinson.
Aktorja 52-vjeçare nuk na ka mësuar me dekolte të tilla në veshjet e saj dhe një ndryshim tjetër ishin flokët. Moore nuk do të shfaqet në filmin e saj më të ri me flokët e kuqe si zakonisht, por si një bionde seksi.
Filmi ‘Map To The Stars’ do të ketë regjinë e David Cronenberg dhe do të shfaqet për herë të parë në vitin 2014.
Top Channel