Aktorja Amber Heard, e njohur më mirë për lidhjen e saj me Johnny Deep, zbuloi sekrete të panjohura të jetës së saj private.
27-vjeçarja, në një intervistë për revistën rozë “The Edit”, ndërsa pranoi se i pëlqen fama, shtoi se historitë e saj intime përfshijnë si meshkuj, ashtu edhe femra.
“Të hysh në një lidhje, është po aq e vështirë sa të dalësh nga një e tillë. Megjithatë, unë kam pasur disa lidhje të suksesshme, si me meshkuj, ashtu edhe me një grua të mrekullueshme”, deklaroi Heard.
“Unë nuk kam kërkuar asnjëherë gjëra të thjeshta, etiketime për jetën time apo pretendimin se e njoh se çfarë e ardhmja fsheh për mua. Gjithmonë kam qenë dhe mbetem ajo që unë jam, pa ndierë nevojën që të sillem në mënyrë falso me asnjë”, shtoi ajo.
Top Channel