Athina, notë proteste ambasadorit tonë

19/08/2013 19:40

Vetëm tre dite pas ngjarjes së Përmetit dhe reagimeve të athinës zyrtare lidhur me nxjerrjen jashtë ambienteve të kishës së ketij qyteti, të priftërinjve dhe besimtareve, autoritetet greke reagojnë sërish.

Këtë herë, Ministria e Jashtme e shtetit fqinj ka ndezur edhe më shumë situatën, duke thirrur urgjent ambasadorin shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, për t’i paraqitur këtij të fundit një notë proteste.

Në deklaratën për shtyp, Ministria në fjale dënon aktin e dhunës ndaj një qytetari grek dhe një minoritari, të ndodhura në Përmet, si dhe goditjen me gurë të konsulllates greke në Gjirokastër.

Sipas selise së diplomacise greke, këto dy akte të paprecedenta dhune kërcënojnë marrëdhëniet dypaleshë.

Ndaj, thuhet në deklarate, Athina kërkon arrestimin e menjëhershëm të autorëve dhe i ben thirrje qeverisë shqiptare të marrë masa të menjëhershme për normalizimin e situates në zonën e Përmetit.

Incidenti në konsullatën greke
Gjirokastër, Policia: Ngjarja aksidentale, gjatë lëvizjes së një automjeti

Ministria e Jashtme greke, në një notë proteste thekson se është qëlluar me gurë ndaj konsullatës greke në Gjirokastër. Sipas zëdhënësit të policisë atje, gjithçka ka qenë aksidentale.

Një automjet, gjatë lëvizjes ka spostuar një gur, që ka rënë në oborrin e konsullatës dhe pas hetimit, në prani të diplomatëve, ngjarja u cilësua aksidentale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA