CEZ: S’ka tolerim për debitorët

16/08/2013 00:00

CEZ-Shpërndarje ka ndërmarrë një aksion në Elbasan për prerjen e
energjisë për të gjithë debitorët. Nga ky aksion i CEZ-it do t’u
ndëpritet energjia elektrike 260 debitorëve, subjekt shtetëror dhe
privat.

Sahit Dollapi ishte i pranishëm në lagjen “Luigj Gurakuqi”, nga ku deklaroi se nga ky aksion nuk do të përjashtohet asnjë debitor, pavarësisht nëse është subjekt shtetëror, privat apo familjar. Vetëm rajoni i Elbasanit, tha Dollapi, është debitor ndaj kompanisë CEZ në një shumë prej 2 miliardë lekësh të reja.

“Po bëhet verifikimi i sistemit të matjes të konsumatorëve, verifikimi dhe kontrolli i gjitha subjekteve debitore të Elbasanit, po kontrollohen institucione shtetërore debitore, subjekte private dhe familjarë debitorë.Kontrolli ynë do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë. Deri më tani në rajonin e Elbasanit operojnë mbi 15 grupe. Numri i prerjeve deri tani është rreth 260 prerje të institucioneve shtetërore, të abonentevë privatë dhe familjarë”, tha Dollapi.

Lidhur me akuzat e kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka, se CEZ po vendos gjoba dhe kamatvonesa fiktive ndaj biznesit, duke e dëmtuar atë, Dollapi i cilësoi ato si sulme personale dhe të pabazuara në fakte konkrete.

Top Channel