
Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbërit, në segmetin Qafë e Buallit – Vajkal, pikërisht nën mbikalimin ku lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës, ku si pasojë ka humbur jetën një 47-vjeçar dhe janë plagosur 4 të tjerë.
Sipas policisë lokale, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 minuta të pasdites së sotme, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, njëra tip Benz me targa BZ 200 A që drejtohej nga 47-vjeçari Gani Keta dhe tjetra tip Audi me targa të huaja ËV 06 MJE që drejtohej nga Lavdrim Biçi duke shkaktuar këtë aksident tragjik.
Sipas policisë, mësohet se gjatë aksidentit ka mbetur i vdekur drejtuesi i automjetit tip Benz, Gani Keta, 47 vjeç, dhe janë plagosur 4 të tjerë, ku dy prej tyre janë dërguar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës me helikopter.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti tragjik. Të dyja makinat kanë qenë duke ecur me shpejtësi në drejtim të kundërt dhe njëkohësisht mendohet të ketë qenë humbja e kontrollit të drejtuesve të automjeteve ku dhe janë përplasur me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar në Komisariatin e Bulqizës drejtuesin e makinës tip Audi për tu marrë në pyetje rreth aksidentit.
Shpeshhere ky aks ka qenë problematik për rastet e aksidenteve pasi në këtë aks mungojnë tabelat sinjalistike, ku brenda 4 muajve në këtë aks janë shënuar 3 viktima dhe disa të plagosur.
Top Channel