Në kuadër të një prej vlerave thelbësore të kompanisë Belle Air, atë të informimit të klientëve tanë, informojmë se kompania Belle Air operon drejt 24 destinacione europiane me fluturime të rregullta nga Aeroporti i Tiranës dhe nuk është prezent në tregun e Kosovës që prej vitit 2009.
Në vazhdimësinë e projekteve në fushën e Industrisë së Transportit Ajror e Turizmit në Shqipëri, në sezonin veror 2013 Belle Air shton numrin e flotës së saj më një avion tjetër Airbus A319. Ndërsa në vitin 2014, dy avionë të rinj të tipit Embraer E190, të sapodalë nga prodhimi, do të rinovojnë flotën duke filluar zëvendësimin e avionëve më të hershëm me avionë të rinj, me performancë më të mirë dhe me impakt më të vogël në ndotjen e ambientit.
Për të përmbushur sa më mirë kërkesat në rritje të klientëve, Belle Air ka shtuar frekuencën e fluturimeve me dy herë në ditë për destinacionet Milano dhe Bari. Gjithashtu, Belle Air në mënyrë të vazhdueshme prezanton oferta promocionale drejt destinacioneve të ndryshme për sezonin e vjeshtës dhe të dimrit. Këto oferta mund të përfitohen nga të gjithë duke u informuar dhe kontaktuar në të gjitha kanalet tona të komunikimit, si: www.belleair.eu, Call Center: 04 2 390390 dhe në pikat e shitjes Belle Air.
Top Channel