Berisha reagon për Egjiptin

15/08/2013 22:30

Lidhur me ngjarjet e fundit në Egjipt, ku kanë mbetur të vrarë qindra persona, ka reaguar dhe Kryeministri Sali Berisha.

Me anë të një njoftimi, Berisha e cilëson masakër të vërtetë, atë që ka bërë Junta ushtarake në Kajro.

Sipas kreut të Qeverisë, kjo masakër dëshmon fytyrën e vërtetë të juntës puçiste, që u instalua në Kajro, pas përmbysjes së presidentit të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve egjiptian.

“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe masakrat e juntës ushtarake të Kajros ndaj popullsisë civile, qeveria shqiptare bën thirrje për një qëndrim ndërkombëtar të koordinuar, të vendosur, për të ndalur dorën e masakrës ndaj qytetarëve, nga ushtarakët puçist që po zhysin vendin në luftë civile”, mbyll Berisha reagimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA