Tiranë, Bashkia nuk ndan 400 apartamente

14/08/2013 00:00

400 banesat sociale te ndertuara nga Bashkia e Tiranës në zonën e
Shkozës qëndrojnë bosh dhe nuk vihen në dispozicion të qytetarëve në
nevojë.

Kryeqyteti numeron sipas te dhenave te faqes zyrtare te Bashkise se Tiranes rreth 5000 familje te pastreha.
Ngjarjet e diteve te fundit me familjet e komunitetit rom tregojne se strehimi eshte nje problem i pazgjidhur per shume familje. Te kontaktuar nga Top News, autoritetet ne bashkine e kryeqytetit nuk japin nje pergjigje se cfare po ndodh ose pse qendrojne te pashperndara apartamentet ne fjale.

Thuajse qe prej nje viti, Aldrin Dalipi, i zgjedhur si kryetar i keshillit bashkiak nga shumica e keshilltareve, ka bere thirrje e ka kerkuar lirimin e venien ne perdorim te ketyre banesave, per te pakten 5000 familjet e regjistruara si te pastrehe ne Tirane. Sipas ligjit parashikohet qe ne nje nga mbledhjet e keshillit Bashkiak te Tiranes, duhet te miratohet nje projekt-vendim, i cili do te beje me dije per qytetaret planin e veprimit per keto banesa.

Sigurisht qe kryeqyteti ofron nje numer me te madh te pastrehesh momentalisht dhe 400 apartamentet e ndertuara ne zonen e Shkozes nuk mund te sigurojne strehimin per te gjitha familjet e regjistruara si te tilla. Banesat sociale ne Shkoze po shihen se fundi edhe si nje mundesi strehimi per familjet rome te cilat u shperngulen nga shtepite e tyre pak dite me pare ne vendin e njohur si pallati me shigjeta.

Deri me tani nga Bashkia e Tiranes nuk po jepet asnje zgjidhje apo plan veprimi konkret, sesi do te veprohet me ta. perfaqesuesit e Bashkise se Tiranes munguan edhe ne tyezen e organizuar per çeshtjen e strehimit te komunitetit rom nga ana e Avokatit te Popullit. Nderkohe edhe keshilli bashkiak qe mund te jape nje zgjidhje per problemin, prej muajsh ndodhet ne ngerc politik per shkak te zgjedhjes se Aldrin Dalipit ne krye te keshillit bashkiak, me votat e shumices se majte, votim qe quhet i paligjshme nga keshilltarte e djathte.      

Top Channel