Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi u ka kujtuar edhe njëherë
autoriteteve shqiptare se situata e romëve do të pasqyrohet në progres
raportin e Komisionit Europian në tetor ndaj duhet bërë kujdes pasi një
nga prioritetet për marrjen e statusit kandidat ka të bëjë pikërisht me
respektimin e të drejtave të këtij komuniteti.

Sequi ka kujtuar se vetem ne Shqiperi qe nga viti 2008, Bashkimi Europian ka dhene rreth 3 milionë euro per komunitetin rom, ndaj në këtë situatë nuk mund të raportojë për progres në këtë fushë.

“Bashkimi Europian është i përkushtuar në perfshirjen sociale dhe në respektimin e të drejtave të komunitetit rom dhe egjiptian dhe ne kemi investuar rreth 3 milion euro për këtë. Natyrisht qe situata do te vleresohet dhe pasqyrohet ne raport-progresin që KE do te nxjerre ne mes te tetorit dhe jemi ende ne procesin e te shkruarit të këtij raporti”, tha Sequi.

Ne nje takim me aktore te shoqerise civile, perfaqësues të Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarata, Prokurorise, si dhe perfaqesues të organizmave ndërkombëtarë është diskutuar situata aktuale e romëve në Tirane dhe zgjidhja për strehimin 37 familjeve. Por, në këtë takim kanë munguar përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë për detyrë strehimin emergjent të komunitetit rom.

“Ne shpresojmë që sa më shpejt të ketë bashkëpunim me bashkinë, me Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, në mënyrë që të gjendet urgjentisht një zgjidhje e pranueshme dhe e qëndrueshme për qytetarët romë sepse gjendja është jo e mirë”, tha Totozani.

Perfaqesuesja e Ministrise së Shanseve të Barabarta tha se jane vene ne dispozicion 80 mije dollare per rikonstruksion e qendrës së Sharrës, por nga ana tjeter kujtoi dhe banesat sociale ndertuar nga Bashkia e Tiranës në Shkozë, ku sipas saj familjet rome duhet të strehohen pa respektuar kriteret.

Ministria e Punës me dy qëndrime
Debati për romët, drejtuesit përgënjeshtrojnë njëri-tjetrin

“Ministria e Punës ka vënë në dispozicion ambientet dhe fondet e nevojshme për të garantuar strehimin e këtij komuniteti, deri në zgjidhjen e konfliktit me pronarin e truallit. Por, siç u pa edhe nga pasqyrimi i lajmit, të tryezës së iniciuar nga Avokati i Popullit, në Top Channel, qëllimi ishte vetëm për të goditur institucionin e Bashkisë së Tiranës dhe kryetarin e saj, që njëkohësisht është dhe kryetar i Partisë Demokratike. Top Channel abuzoi sot, duke i atribuuar përfaqësueses së Ministrisë së Punës pohime të paqenë, në lidhje me përgjegjësinë e Bashkisë së Tiranës për strehimin e romëve te banesat sociale. Për asnjë moment nuk është artikuluar një gjë e tillë”, tha Kleves Bitro, drejtor kabineti në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Ky ishte reagimi i Ministrisë së Punës, lidhur me lajmin e tryezës së iniciuar nga Avokati i Popullit mbi strehimin e komunitetit rom, transmetuar në “Top Channel”. Por, ndryshe nga ajo që deklaron drejtori i kabinetit të kësaj ministrie, gjatë tryezës, përfaqësuesja e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Blerina Zoto, deklaroi se janë 385 banesa sociale të Bashkisë së Tiranës, një pjesë e të cilave mund t’u jepen këtyre familjeve, siç shprehet ajo, duke mos i futur në asnjë lloj kriteri.

“Ndoshta ne sot nuk kemi prezent këtu dikë nga Bashkia e Tiranës për të marrë një përgjigje më të saktë, sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejt edhe me këto shtëpitë sociale, të cilat vazhdojnë të ngelen në pritje aty. Janë rreth 385 apartamente dhe kemi një ngërç, që nuk mblidhet Këshilli Bashkiak, dhe kjo – me sa di unë nga informacioni që kam – ka bërë që ato shtëpi të vazhdojnë të qëndrojnë bosh dhe ndoshta mund të parashikohet, që një pjesë e atyre shtëpive të shikohet mundësia për t’ua dhënë këtyre familjeve, duke mos i futur në asnjë lloj kriteri”, u shpreh Blerina Zoto, përfaqësuese e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

“Top Channel” sqaron se nuk ka shprehur asnjë qëndrim ndaj Bashkisë së Tiranës, por vetëm sa ka raportuar objektivisht mbi zhvillimin e ngjarjeve të ditëve të fundit, mbi çështjen e komunitetit rom.

Romët, tjetër natë në qiell të hapur

Familjet rome kaluan një tjetër natë në qiell të hapur. Në pamundësi për të patur një strehë, kanë zgjedhur lulishtet e Tiranes, ku po dergjen gra, burra dhe fëmijë shumë të vegjël.

Ndërkohë, alternativa e vetme e ofruar zyrtarisht per familjet rome si strehim, jane disa kazerma ne periferi te Kombinatit, qe dikur njihej si Reparti i Raketave. Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka bere me dije se eshte fituar tenderi per rikonstruksionin e tyre dhe se per çeshtje ditesh nisin punimet. Por, nese familjet aktualisht ne rruge mund te kene nje pritshmeri per kete strehe, sado qe ajo te vonoje te jete gati, te tjera familje rome qendrojne te strehuara aty.

Edhe pse pretendohet se u eshte ofruar nje zgjidhje per strehim, familjet rome thone se jetojne ne kushte te mjerueshme. Pa uje te pijshem, drita dhe shume larg zones se banuar.

Rreth nje vit me pare u eshte dhene e drejta per strehim ne keto kazerma mbi 20 familjeve rome, por shumica e tyre kane refuzuar oferten.

Top Channel