Një helikopter u rrëzua në një zonë të thellë malore të Beratit, ndërsa piloti italian fatmirësisht ka shpëtuar.

Policia deklaroi se helikopteri shërbente për transportimin e materialeve të naftës për një kompani dhe se mjeti po fluturonte në një distancë të afërt me tokën, kur është përplasur me një kodër ne afërsi të fshatit Terpan.

Policia njoftoi se piloti ka marrë plagë të lehta. Ai është transportuar fillimisht në spitalin e Beratit dhe më pas drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Policia thotë se grupi i hetimit është në vendngjarje për të mësuar shkaqet e rrëzimit të këtij helikopteri.

Top Channel