“Këta gjakprishur vijojnë me…”, Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Maxhoranca e re qeverisëse i ka dërguar një tjetër paralajmërim të fortë të gjithë atyre që janë përfshirë në ndërtimet pa leje apo edhe ato abuzive, që janë me shkelje ligjore.
Kryeministri i zgjedhur Edi Rama, nëpërmjet tre mesazheve në Twitter thotë: “Ndërtimet abuzive në bregdet, një kancer agresiv në veprim! Duhet një operacion i gjerë e i thellë. Policia e Shtetit në krye!”.
Dhe për t’i dhënë fund këtij kanceri agresiv, siç e quan Rama, ai për herë të parë jep një detaj se si do të arrihet kjo kur thotë: “Operacioni do jetë gati në shtator e s’do ndalet deri në vendosjen e sundimit të ligjit mbi territorin. Jemi në emergjencë kombëtare!”.
Në mënyrë që ky operacion i paralajmëruar prej Ramës të jetë efikas, ai kërkon mbështetjen e qyetetarëve të cilëve u drejton këtë mesazh:
“Ju lutem, çdo mbështetje për këtë operacion ose ankesë konkrete për abuzues në veprim aty ku banoni apo pushoni, shoqërojeni me #StopRrenimit”.
Nëpërmjet një linku të veçantë në rrjetin social Twitter, çdo qytetar mund t’i dërgojë sugjerimet kryeministrit të zgjedhur duke u bërë kështu denoncues i ndërtimeve pa leje në zonat ku ata jetojnë.
Nuk kanë munguar komentet e para të qytetarëve për këtë inicativë të Edi Ramës. “Dëshira juaj shpresoj të bëhet realitet. Babëzia për të pushtuar bregdetin deri në majë të kodrave rreth Vlorës nuk ka limit”, shkruan Elizana Xhameta në Twitter.
Top Channel