Mbretëresha pritej t’i bënte thirrje popullit të Britanisë së Madhe për t’u lutur përpara një lufte kimike-bërthamore, zbulojnë dokumentet e qeverisë së 1983-shit.
Dorëshkrimi, i cili ishte gati për një transmetim hipotetik, kishte në të edhe përshkrimin e monarkes britanike ndaj kërcënimit, që i kanosej “vendit të guximshëm”, si “më i madhi” nga cilido tjetër në histori.
Aty përmendej gjithashtu edhe djali i Mbretëreshës, Princi Andreë, ish-pjesëtar i Marinës Mbretërore në atë kohë.
E hartuar nga zyrtarët e “Whitehall”-it (qeverisë britanike), në një nga periudhat më të tensionuara të Luftës së Ftohtë, ai nuk u regjistrua kurrë.
Dokumenti, i lëshuar nga qeveria nën mbretërimin 30-vjeçar, ishte hartuar si pjesë e një ushtrimi për lojrat e luftës së pranverës së 1983-shit, duke punuar mbi skenaret më potenciale.
Edhe pse ishte vetëm një simulim, teksti me firmën e Mbretëreshës, i shkruar sikur të ishte transmetuar në mesditën e së premtes së 4 marsit 1983, synonte të përgatiste vendin për provën e rëndë të Luftës së III Botërore.
Në dorëshkrim lexohej: “Tashmë, kjo çmenduria e luftrave është përhapur sërish anembanë botës dhe vendi ynë i guximshëm duhet të përgatitet sërish me forcat e veta, për t’i mbijetuar kundër vështirësive të mëdha. Nuk i kam harruar kurrë dhembjen dhe krenarinë që kam ndjerë, teksa motra ime dhe unë u mblodhëm kruspull rreth valëve të çerdhes (kopshtit) për të dëgjuar fjalët inspiruese të babait tim (George VI), në ditën fatale të 1939-s (fillimi i Luftës së Dytë Botërore). As edhe për një çast të vetëm, nuk e kisha imagjinuar se kjo detyrë solemne dhe e tmerrshme do të më takonte mua një ditë. Por, çfarëdo terrori të jetë në pritje për ne, kualitetet, që na kanë ndihmuar të ruajmë të palëkundur pavarësinë tonë, në dy raste të tjera gjatë këtij shekulli të trishtë, do të jenë sërish forca jonë”.
Më pas vazhdohej me një shënim personal: “Burri im dhe unë kemi ndarë me familjet anembanë vendit frikën që kemi ndjerë për djemtë e vajzat tona, burrat dhe vëllezërit, të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre për t’i shërbyer vendit. Djali im i dashur, Andreë, për momentin ndodhet në aksion me njësinë e tij dhe ne lutemi vazhdimisht për sigurinë e tij, si dhe për sigurinë e të gjithë shërbyesve dhe grave të tyre në shtëpi, por edhe përtej detit. Pikërisht kjo lidhje e ngushtë e jetës familjare, duhet të jetë mbrojtja jonë më e madhe ndaj të panjohurës. Nëse familjet mbeten të bashkuara dhe të palëkundura, duke i dhënë strehim atyre që jetojnë vetëm dhe të pambrojtur, vendi ynë do të mbijetojë dhe nuk do të thyhet kurrë”.
Në ushtrimet e lojrave të luftës, forcat e bllokut Portokalli, që përfaqësonin Bashkimin Sovietik dhe aleatët e Paktit të Varshavës, kishin nisur një sulm me armë kimike ndaj Britanisë. Ndërsa forcat Blu, që përfaqësonin NATO-n, ishin kundërpërgjigjur me një sulm “të kufizuar” me armë bërthamore, duke detyruar Portokallinjtë të kërkonin bisedime për paqe.
Ky ushtrim erdhi po atë vit, kur presidenti i SHBA-ve, Ronald Reagan, tërboi dhe alarmoi Moskën me denoncimin e Bashkimit Sovietik si një “perandori djalli”, me planet e tij për lëshimin e një mburoje “Star Wars” në hapësirë kundër raketave balistike dhe dislokimin e raketave bërthamore detare nga SHBA drejt Europës, përfshi RAF Greenham Common.
Tensionet u rritën kur sovietikët mbyllën një kompani ajrore koreano-jugore, hynë në hapësirën ajrore të tyre dhe vranë të 269 anëtarët në bord.
Megjithatë, Bashkimi Sovietik dhe SHBA-të negociuan më vonë për një reduktim të sasinë e armëve bërthamore, teksa Lufta e Ftohtë shkoi drejt fundit.
Top Channel