Basha: Vazhdojmë punën për qytetarët e Tiranës

31/07/2013 00:00

Lulzim Basha inauguroi paraditen e së mërkurës rikonstruksionin e rrugës “Pjetër Bogdani”, në Tiranë.

Kreu i Bashkisë së kryeqytetit theksoi për mediat se vazhdon normalisht punën “për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Tiranës”.

“Është e qartë që këto rikonstruksione nuk janë për fushatë. Javët në vijim do të shihni përfundimin e punimeve për rrugë të tjera në qendër dhe periferi të Tiranës”, theksoi Basha.

Top Channel