Tiranë, i mituri lëndon një shtetase italiane

29/07/2013 00:00

Grabitjet në rrugë janë kthyer tashmë në një fenomen të zakonshëm në
kryeqytet. Pre e një akti të tillë ka qenë këtë të diel edhe një
shtetase italiane. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 19:00 te dites se sotme
në qendër të Tiranës, pranë Muzeut Kombëtar.

Një fëmijë 10-11 vjeçar i është afruar shtetases italiane dhe ka tentuar t’i marrë varësen e florinjtë që mbante në qafë.

Për fat në ndihmë të saj kanë ardhur menjëherë disa policë rrugorë të cilët kanë mundur të shmangin grabitjen, ndërkohë që shtetësja e huaj është lënduar në qafë për shkak të forcës së ushtruar ndaj saj.

Fëmija është larguar në drejtim të paditur pas ngjarjes dhe policia është vënë në kërkim të tij. Shpesh herë fëmijë të moshave të ndryshme përdoren nga më të rritur për të grabitur duke përfituar nga mosha e tyre e mitur dhe fakti që nuk i kap legjislacioni, por ka mjaft raste kur fëmijë të ndryshëm kanë vepruar të vetëm në nismat e tyre duke i shpëtuar në çdo rast ligjit.

Top Channel