Totozani: Xhamia, e drejtë e myslimanëve, por do të bëjmë verifikime

25/07/2013 00:00

Institucioni i Avokatit të Popullit do të nisë një hetim administrativ
lidhur me procedurat e ndjekura nga Bashkia e Tiranes për dhënien e
lejes për ndërtimin e xhamisë në lulishten prane Parlamentit.

Pas ankesave te paraqitura nga organizatat te shoqerise civile, eksperte te ketij institucioni do t’i kerkojne informacion Bashkise se Tiranes per te pare nese kjo leje eshte dhene konform rregullave perkatese. Avokati i Popullit tha se mbron te drejten e besimtareve per te patur nje objekt dinjitoz kulti.

“Do të fillojmë punën duke marrë indicje nga ankesa juaj për të verifikuar procedurat e realizuara në këtë vendimmarrje që është marrë nga institucionet publike nga njëra anë dhe nga ana tjetër të sigurojmë gjithashtue dhe besimtarët, qytetarët myslimanë shqiptarë se Avokati i Popullit mbështet gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare, dinjitoze për ngritjen e një xhamie në qytetin e Tiranës, në mënyrë që besimtarët myslimanë të mos ndjehen në asnjë moment të diskriminuar apo ndryshe nga komunitetet e tjera fetare, të cilët kanë ambiente të tilla faljeje dinjitoze në qendër të Tiranës”, tha Totozani.

Shoqatat e ambientalisteve i parashtruan Avokatit të Popullit Igli Totozani ankesat e tyre lidhur me lejen e dhene nga Bashkia e Tiranes, mungesen e studimi mjedisor ne kete zone, si dhe ndertimin edhe te nje qendre tregtare, perveç xhamise duke demtuar plotesisht te vetmin park te gjelbër brenda qytetit të Tiranës.

Top Channel