Rrugët nacionale por edhe ato rurale në Shkodër, në të dyja anët e tyre janë të ndotura nga mbeturinat urbane. Vit pas viti aty janë hedhur nga udhëtarët, bizneset dhe familjarët mbeturinat duke mbushur çdo cep.
Në aksin e zonës tursitike Shkodër-Shirokë, sapo lë urën e Bunës, në të djathtë të rrugës pranë lumit, gjenden të hedhura mbeturina nga më të ndryshmet. Gjendja është mjaft e rëndë.
Problematike nga ndotja e mbeturinave paraqitet edhe gjendja në aksin nacional Shkodër-Murriqan, rrugë e cila lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Kjo rrugë njëkohësisht është dhe prezantimi i parë që bën vendi ynë me turistët e huaj.
Ndërsa në aksin nacional Shkodër-Hani i Hotit, ku gjatë gjithë këtij segmenti ka një ndotje të theksuar nga mbeturinat, shihen pamje aspak të hijshme për më tepër kur bëhet fjalë për një rrugë që lidh dy shtete.
Nga ndotja e mbeturinave nuk ka shpëtuar as linja hekurudhore ndërkombëtare Shkodër-Mal i Zi, pasi përgjatë gjithë trasesë vërehen hedhje mbeturinash në mënyrë të pakontrolluar.
Top Channel