Tiranë, tenton të vrasë gruan me sëpatë

23/07/2013 00:00

Një tjetër krim në familje është parandaluar ditën e sotme në kryeqytet,
duke dhënë alarmin se këto krime tashmë po kthehen në një epidemi në
shoqërinë shqiptare.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se kanë mundur të arrestojnë në flagrancë shtetasin Bashkim Hysa, 47 vjeç, i cili ka tentuar të godasë me sëpatë bashkëshorten e tij, por me ndërhyrjen e familjareve të tjerë është mundur të evitohet krimi i rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në Shkozë të Tiranës, ndërsa viktimë e kësaj dhune është Vjollca Hysa, e cila ka bërë edhe kallëzimin në polici.

Top Channel