Peshkopi, vritet në aksident 5-vjeçari

19/07/2013 00:00

Një fëmijë vetëm 5 vjeç humbi jetën të premten i goditur nga një
automjet në aksin Shupenzë-Peshkopi në vendin e quajtur Homezh.

Ngjarja ndodhi rreth ores 11.00 te paradites, kur mjeti me targe CZ 555 AC me drejtues shtetasin Artan Lika ka perplasur femije me iniciale I.H 5 vjeç. Femija mori plage te renda dhe nderoi jete gjate dergimit ne qendren shendetesore te Maqellares.

Sipas policise lokale bejne me dije se mendohet se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe e drejtuesit te automjetit dhe njekohesisht humbja e kontrollit. Ne zonen ku ka ndodhur aksidenti rruga eshte shume e ngushte dhe pa vendkalim per kembesoret, pa sinjalistike dhe me nje histori te gjate aksidentesh. Policia nderkohe shoqeroi drejtuesin e automjetit.

Top Channel