Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon pushtetit qendror dhe atij
lokal të mos humbin kohë me procedura burokratike, por të ulen e të
zgjidhin strehimin e 37 familjeve rome, që përveçse ka të bëjë me
respektimin e të drejtave të njeriut, është një çështje që lidhet me
integrimin dhe statusin kandidat të Shqipërisë.

“Vetëm duke e parë si të tillë, të lidhur me integrimin europian, por dhe me respektimin e të drejtave të njeriut dhe problemeve shumë delikate dhe vështirësitë e mëdha më të cilat përballet komuniteti rom, LSI kërkon që pushteti qendror dhe pushteti lokal të bashkëpunojnë dhe çdo orë të jetë e vlefshme për zgjidhjen e problemit. Të mos humbet kohë me dispozitete burokratike, të cilat rëndojnë situatën në pikëpamje humanitare, por njëkohësisht demonstrojnë edhe një imazh indiference të shtetit aktual shqiptar dhe të Qeverisë, e cila sigurisht është një Qeveri në ikje, por që ka detyrime për të mbajtur për të kryer për sa kohë ajo ndodhet në funksionet që mbulon aktualisht”, tha Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së.

Vasili ka komentuar edhe vendimin e marre nga Qeveria lidhur me shnderrimin e Shtepise se Ushtrise ne seli te Partisë Demokratike, duke e konsideruar ate nje vendim te gabuar qe duhet ndalur menjehere.

“Eshtë një vendim i nxituar, i gabuar, absolutisht jashtë vendit dhe kohës së duhur, bie ndesh në vend të krijimin të strukturave, përmirësimit të tyre lidhur me ish-ushtarakët, por përgjithësisht si struktura të Forcave të Armatosura të një vendi tashmë anëtar i NATO-s, këto do të kërkonin përmirësime, krijim të ambientit gjithnjë e më të bollshme. Çështja që selia e PD-së paska qenë në një pronë private dhe që qeveria e merr vesh këtë pas 23 qershorit është një gjë që bën që të qeshin të gjithë. Mendoj që ky vendim duhet ndalur dhe të mendojmë pikërisht ndryshe për një vizion shumë më të gjerë për ish-ushatarakët dhe jo më për tjetërsimin e strukturave, që iu ka shërbyer atyre në seli partish”, tha Vasili.

I pyetur nese do te kete shkarkime nga puna ne administrate ne shtator, Vasili u pergjigj se punonjesit do te vleresohen ne baze te eficenses se tyre ne pune, do te shkarkohen pa inate dhe hakmarrje politike ata qe nuk jane eficente.  

Top Channel