Bulqizë, automjeti plagos fëmijën

16/07/2013 00:00

Një fëmijë vetëm 10 vjeç është plagosur rëndë në kokë në një aksident që ndodhi pasditen e së hënës në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi.

Një mjet me targa “AA 592 FZ” humbi kontrollin nga shpejtësia dhe goditi fëmijën me inicialet D.L.

Për shkak të plagëve shumë të rënda në kokë u kërkua ndihmë mjekësore e specializuar dhe fëmija u dërgua me helikopter në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet ende për mjekim. Ndërkohë mësohet se policia ka shoqëruar ne komisariat drejtuesin e automjetit.

Shpesh herë ky aks ka qenë problematik për rastet e aksidenteve pasi përgjatë këtij segmenti mungojnë në mënyrë të theksuar sinjalistikat.

Më herët gjatë muajit një 32-vjeçar gjeti vdekjen e menjëhershme ditën e shtunë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në qytetin e Korçës.

Ngjarja u regjistrua në unazën e qytetit, teksa motori me të cilin udhëtonte viktima u përplas me automjetin tip “Fiat”, me targa “AA 223 FD”.

Po ditën e shtunë, në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, një furgon pasagjerësh me targa të kryeqytetit u përplas me një automjet me targa të Durrësit në vendin e njohur si kryqëzimi i Vorrozenit, në Kavajë.

Si rezultat i aksidentit, ku u përfshi më pas dhe një automjet i tretë, humbi jetën shtetasja Dove Xhaferraj, 55 vjeç nga Vlora, si dhe u plagosën katër persona mes të cilëve një familjar i viktimës. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA