Pas denoncimit në media të një ndërtimi me leje që po bëhet pranë mureve
të kalasë së Prezës së Tiranës nga familjarë të ministres së Integrimit
Majlinda Bregu, ka reaguar nëpërmjet një deklarate Drejtori i
Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe.

Baçe sqaron se ka firmosur pas lejes se ndertimit te dhene nga pushteti lokal, komuna Bubq. Sipas tij leja nuk bie ndesh me ndonje nen te ligjit per ruajtjen e trashegimise. Pronari zoteron dokumentet e pronesisë, pasi ka pasur banese ne vitin 1920.

‘Banesa,- shton Baçe, –  nuk e kalon lartesine e kalase dhe do te zhvendoset 8.5 meter nga muret e saj.Po keshtu,- argumenton Baçe, – fraktura e mureve te baneses do ishte prej guri ashtu si e kalase.Eshte rene dakort thote Bace se nese do te shikohen gjurme  ndertimesh te mëhershme do te ndalohet germimi”.

Nisur nga argumentet e mesiperme, Drejtori i Institutit te Monumenteve te Kulture e konsideron lejen e ndertimt te ligjshme.

Top Channel