Vrasja e Dervishit, hetime për hasmëritë e vëllezërve

15/07/2013 00:00

Tetëmbedhjetë gëzhoja të kalibrit 7.65 mm sekuestroi policia në vendngjarjen e vrasjes së Edmond Dervishit 47 vjeç.

Policia doli ne perfundimin së vrasja është me paramendim dhe autori i ngjarjes së rëndë i ka ngritur pritë 47- vjeçarit me qëllim për ta ekzekutuar atë. Numri i madh i gëzhojave te gjetura ne vendngjarje sipas specialisteve tregon se vrasesi po sigurohej që Dervishi te gjente vdekjen e menjehershme.

Nisur nga rrethanat e kesaj ngjarjeje, specialistet e Sektorit te Krimeve të Rënda në Drejtorine e Tiranës janë gjendur përpara vështiresisë për shkak se vetë viktima jo vetem qe ka nje gjendje penaliteti te paster, por nuk rezulton te jete konfliktuar ndonjehere.

Kjo ka bere qe pistat e hetimit t’i drejtohen te afermve te tij. Nje prej vellezerve te Dervishit eshte ekzekutuar ne 97-en, ndersa vellai tjeter ndodhet emigrant ne France. Autoritetet policore janë te bindura qe vrasja eshte kryer per hakmarrje dhe jane duke ndjekur kete lloj piste.

Asnjë arrestim për sulmet e maskave

Hetimet dhe kërkimet për grabitjet në rrugët e Pukës dhe Lezhës, ende nuk kanë dhënë asnjë të arrestuar. Në të dyja rastet policia ka gjetur gëzhoja në vendet e grabitjeve nga maskkat, por që nuk i kane sherbyer asgje per te dhene qofte edhe ndonje identifikim te mundshem te autoreve te krimit.

Pavaresisht se dy ngjarjet kane goditur jeten e qytetareve qe ishin duke udhetuar per pushime ne pikun e sezonit turistik, per te cfilen policia premtoi shume nje jave me pare, asnje shperblim ende nuk eshte vene per gjetjen e grabitesve, çka do te ishte nje shtese ne informacionin e eksperteve qe po merren me çeshtjet.

Ne planin e masave, Policia e Shtetit kishte pikat e saj me te forta qe i kushtoheshin veprimtarive kriminale te mundshme dhe te pritshme gjate sezonit turisitk, por reagimi ka rezultuar i ngadalte.

Ne nje rast u sulmua nje grup shqiptaresh nga Ulqini, te cilet akuzuan policine se nuk ishte pergjigjur kur kishin kerkuar ndihme. Ndersa ne rastin e dyte u sulmua nga maskat nje familje qe udhetonte drejt Velipojes per pushime, duke mbetur te plagosur pese persona.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA