55-vjeçarja nga Vlora Dove Xhaferaj nuk do kishte humbur jetën në
aksidentin e ndodhur të premten e kaluar nëse rruga Durrës-Rrogozhinë do
kishte përfunduar ndërtimin në kohë.

Prej vitesh ky aks rrugor është vetëm në ndërtim dhe çdo ditë ofron kurthe të reja për drejtuesit e automjeteve. Rruga kishte afat përfundimtar 30 qershorin e viti 2009, por katër vjet më pas është ende në ndërtim me ritme shumë të ngadalta dhe shkaktarja kryesore e shumë aksidenteve të ndodhura atje. Sinjalistika mungon tërësisht ashtu si dhe trafikndareset apo mbikalimet e nenkalimet per kembesoret.

Ne fundjave perfshirja ne aksident e nje furgoni pasagjeresh çoi ne vdekjen e nje gruaje dhe plagosjen e disa personave. Te tjera viktima jane regjistruar ne kohe te ndryshme, perfshire dhe ate te nje nene te re me foshnjen disa muajshe ne krah te cilat u goditen nga nje mjet ne rruge ndersa tentonin te kalonin nga nje krah ne tjetrin.

Jo vetem mjetet, por edhe kembesoret jane ne perballje me vdekjen teksa kalojne nga njeri krah i rruges ne tjetrin. Nga Plepat deri ne Golem aksi rrugor eshte i rrethuar dhe trafiku i ndare qarte, ndersa nga Mali i Robit e deri ne Rrogozhine nuk ka asnje sinjalistike, ndalese qe te disiplinoje qarkullimin, nderprerjen e rruges nga mjete e kembesore, ndersa firma e kontraktuar per kete rruge punon me ritmet e breshkes.

Burime prane saj thone se kane probleme per shkak te moslevrimit te fondeve nga buxheti i shtetit. Ky i fundit, shteti mbetet pergjegjesi kryesor per gjendjen e rruges qe ka tejkaluar çdo afat per dorezimin e saj dhe vazhdon te marre dhe gjymtoje jete njerezish.

Top Channel