Rreth 20 ish-punonjës të Ndërmarrjes Frutore në zonën e Ujit të Ftohtë
të Vlorës, përfitues nga ligji 7501 protestuan para sporteleve të Zyrave
të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Vlorës.

Protestuesit ankohen se nuk jane pajisur me certifikate pronësie. Ish-punonjeset, në dokumentat te marra qe para 20 viteve, tregojne se toka ku ata kane punuar ne Ujin e Ftohte, si dhe ligji i cili u jep te drejten per pronesine ne kete zone ende nuk ka shkuar ne pronesi te tyre.

Prej vitesh keto toka kane pasur mbivendosje si dhe probleme me ish-pronare te vjeter dhe ata te rinj qe perfitojne nga ALUIZNI. Nje ngerç ky ende i pa zgjidhur prej vitesh, nderkohe qe zyrtare te Zyres se Regjistrimit te Pasurive ne Vlore thone se kjo çeshtje eshte ende ne proces.

Top Channel