Youtube censuron videoklipin e Timberlake
04/07/2013 16:30
Videoklipi i ri i Justin Timberlake është censuruar nga Youtube ditën e mërkurë pasi ka shkelur rregullat e nudizmit.
Këngëtari 32-vjeçar postoi një mesazh në Twitter duke paralajmëruar për kujdes fansat e tij: “Shikojeni videon e re të këngës ‘Tunnel Vision’ dhe bëhuni gati… është eksplicite.”
Në videoklip shihen shumë modele gjysmë të zhveshura, të cilat mbulojnë pjesët intime me duar.
Kënga ‘Tunnel Vision’ është e treta e albumit të ri të Justin Timberlake me emrin ‘The 20/20 Experience’.
Top Channel