Nëna e Winehouse: E dija që s’do t’i mbushte të 30-tat

04/07/2013 16:45

Nëse nuk do të kishte ndërruar jetë dy vjet më parë, këtë verë, Amy Winehouse do të kishte festuar 30-vjetorin e saj.

Një mbidozë alkooli, në mbrëmjen fatale të 23 korrikut 2011 i mori jetën një prej këngëtareve më të talentuara në botë, por për nënën e saj, vdekja e parakohshme e të bijës nuk ishte një surprizë.

”Kur mendoj që këtë verë Amy do të kishte bërë 30 vjeç, se si më duket. Nuk po them që e kisha parashikuar vdekjen e saj, por në një farë mënyre nuk jam e befasuar, pasi asnjëherë nuk kam arritur ta imagjinoj atë të plakur, me nipër dhe mbesa”, rrëfeu 58-vjeçarja Janis Winehouse, për të përditshmen “The Sun”.

”Ajo ishte një vajzë e re, jeta e së cilës mund të krahasohet me një fishekzjarre. Arrin në majë, shpërthen dhe aq. Mendoj se ishte e thënë që do të jetonte aq. Amy kishte një personalitet aq të veçantë, ishte e ndjeshme, por edhe e ndryshme njëkohësisht, mendoj se askush nuk ka arritur të shifte në thellësinë që ajo ishte në gjendje të shikonte”, deklaroi e ëma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA