“James Bond” nuk mund të shkëputet nga detyra, as në një prej momenteve më të hidhura dhe të vështira të jetës së tij.
Aktori që i ka dhënë fytyrën e tij “Agjentit 007” u rikthye këtë të mërkurë në Serbi, ku po xhiron filmin e ri “November Man”, vetëm pak ditë pasi vajza e tij 42-vjeçare u nda nga jeta në mënyrë të parakoshme nga një tumor në ovarie.
Në një rastësi fatkeqe, vajza Charlotte vdiq në të njëjtën moshë me të ëmën e saj dhe nga e njëjta sëmundje, e cila ka një probabilitet shumë më të madh prekje të 20% të grave, për shkak të një geni të trashëgueshëm.
Përsa i përket filmit që po xhirohet në Beograd, 60-vjeçari Brosnan nuk do të dalë shumë nga rolet e tij të zakonshme, pasi interpreton një agjent të CIA-s, i cili udhëton në kryeqytetin serb për t’u përballur me një kundërshtar të Shërbimit Sekret Rus.
Top Channel