Papa Gjon Pali II shenjtor

02/07/2013 00:00

Brenda vitit, Papa Gjon Pali II mund të bëhet shenjtor dhe ceremonia mund të zhvillohet në muajin dhjetor. Mbledhja plenare e kardinalëve dhe peshkopëve të Kongregacionit të Cështjeve të Shenjtorëve miratoi të martën “mrekullinë e dytë” të Vojtilës.

Vendimi erdhi pas aprovimit nga mjekët dhe Komisioni i Teologëve, të cilët pranuan mrekullinë e shërimit që kishte ndodhur mbrëmjen e lumturimit, më 1 maj të vitit 2011.

Gjatë mbledhjes, kardinalët dhe peshkopët, anëtarë të Kongregacionit, u shprehën në favor të kanonizimit në dhjetor, pas përfundimit të Vitit të Fesë. Megjithatë, gjithçka mbështetet në vullnetin e Papa Franceskut, që siç shkruan “Corriera della Sera” mund të sjellë “surpriza”.

Papa Francesku do ta shikonte me shumë vëmendje shpalljen shenjtor në të njëjtën kohë të Papa Vojtilës dhe Gjonit të 23-të.

Top Channel