SHBA, 11 vjet burg ish-guvernatorit meksikan

29/06/2013 03:00

Një gjykatë amerikanë ka dënuar një ish-guvernator të shtetit meksikan të Quintana Roo, me 11 vjet burgim për pastrim parash.

Mario Villanueva u shpall fajtor për transferimin e miliona dollarëve rryshfet nga karteli i drogës Juarez drejt llogarive të huaja bankare.

Villanueva, 64 vjeç, mori shuma të mëdha parash në këmbim të lejimit të futjes kontrabandë të kokainës në Shtetet e Bashkuara. Ai u arrestua në Meksikë në 2001 dhe u ekstradua në SHBA në 2010-n.

Villanueva kreu 6 vjet burgim në Meksikë, për pastrim parash, përpara ekstradimit të tij. Duke qenë se bashkëpunoi me autoritetet amerikane, ai mund të lirohet brenda 2 apo 4 vjetësh, tha avokati i tij.

Ish-guvernatori ka qenë në detyrë nga 1993 në 1999, teksa prokurorët thonë se ai kishte arritur një marrëveshje me kartelin e drogës Juarez, në vitet e para të postit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA