Prej disa javësh flitet se e ardhmja e Jovetiç, yllit të Fiorentinës, do të jetë midis Chelsea, Arsenal apo Juventus.
Të tre klubet kanë shprehur interesimin e tyre të fortë për malazezin 23-vjeçar, por ndërsa kjo i ka dhënë jetë një ankandi që vetëm ka zgjatur “telenovelën”, tashmë del në dritë një “forcë madhore” që mund t’i japë fund kësaj historie në mënyrë të shpejtë, Reali i Madridit.
Me konfirmimin e Carlo Ancelottit si trajneri i madrilenëve, italiani ka përpiluar një listë me objektivat e tij dhe Jovetiç është në krye të kësaj liste.
Me shitjen e pritshme të Higuain tek Arsenali, Reali do të ketë paratë e mjaftueshme për të ofruar 40 milionë euro për Fiorentinën për talentin e saj, ndërsa Chelsea, e cila ka spostuar vëmendjen tek Cavani dhe Leëandoëski, nuk pritet të reagojë.
Juventusi, nga ana e tij, pasi ka siguruar Tevez, do ta ketë të pamundur të rivalizonte me Realin dhe me ofertën me para në dorë që spanjollët mund të bëjnë.
Top Channel