Pistorius rikthehet në stërvitje

28/06/2013 18:55

Në pritje të procesit që mund ta dërgojë pas hekurave deri në fund të
tij, atleti më i njohur paraolimpik në botë, Oscar Pistorius, u rikthye
këtë të premte në stërvitje rutinë.

Në një deklaratë mbi këtë zhvillim, agjenti i 26-vjeçarit theksoi se
“Oscar ishte i mbushur me emocione”, ndërsa shtoi se pavarësisht
rikthimit në stërvitje, ai nuk ka planifikuar të marrë pjesë në asnjë
garë zyrtare së shpejti.

Aktualisht, Pistorius është i lirë me
kusht, ndërsa përgatitet të përballet me procesin për vrasje e të
dashurës së tij, Reeva Steenkamp.

Atleti
ka pranuar përgjegjësinë e vrasjes së ndodhur në të gdhirë të 14
shkurtit 2013, për Shën Valentin, kur Reeva u qëllua për vdekje me katër
plumba në tualet.

Sipas
versionit të Pistorius, vrasja e modeles me të cilën bashkëjetonte prej
dy vitesh ndodhi në mënyrë aksidentale, pasi ai u frikësua nga zhurmat
që ndieu në fund të korridorit dhe qëlloi symbyllurazi.

Megjithatë,
prokurorët e akuzojnë për vrasje me dashje, çka nëse vërtetohet, do të
thotë se Pistorius do të kalojë një kohë shumë të gjatë në burg.


Pistorius ne sallen e gjyqit

“Oscar ishte i përlotur kur vuri protezat e tij të vrapimit. Kjo është diçka jashtëzakonisht e madhe për të”, shtoi agjenti.


E ndiera Reeva Steenkamp, e vrare nga i dashuri Pistorius ne moshen 28-vjecare

Aktualisht,
Pistorius është në qendër të vëmendjes së mediave afrikanojugore dhe
një pjesë e madhe e opinionit publik është kundër faktit që ai po ndiqet
i lirë për një akuzë kaq të rëndë si vrasja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA