Neymar: Do e mundim Spanjën!

28/06/2013 21:30

Neymar, ylli i kombëtares braziliane, ka bindje të plotë se skuadra e tij do e mundë Spanjën në finalen e Kupës së Konfederatave, më 30 qershor.

“Do të jetë një ndeshje e madhe. Të gjithë po e prisnin. Janë përballë dy kombëtare me histori dhe traditë. Shpresoj që tifozët të kënaqen. Nuk mund të parashikoj rezultatin, por do të fitojmë ne”, deklaroi Neymar në një konferencë shtypi.

Lojtari që këtë sezon do të luajë për Barcelonën nënvizoi se vendasit nuk duhet të kenë frikë nga Spanja, përfaqësuesja e së cilës ka dominuar futbollin europian dhe atë botëror në vitet e fundit.

“Nuk duhet të kemi frikë edhe pse përballë nesh do të jetë ekipi më i mirë në botë. Kemi lojtarë të mëdhenj në përbërje dhe duhet të shkruajmë historinë. Duhet të përdorim zemrën dhe trurin”, u shpreh Neymar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA