Udhëheqësit e Bashkimit Europian, gjatë samitit 2-ditor të Brukselit miratuan nisjen e bisedimeve të anëtarësimit për Serbinë dhe marrëveshjes së asocim-stabilizimit me Kosovën.

Ata vendosën që deri në Janar të vitit të ardhshëm, Serbia të nisë negociatat, duke i dhënë fund transformimit te madh ne prespektivat e ish-Jugosllavisë që prej luftrave të viteve 1990.

“Konferenca e pare per anetaresim do te zhvillohet ne Janar te 2014 per Serbine, me kushtin qe zbatimi te vazhdoje sipas planit. Vendimet qe jane marre tashme duhet te zbatohen ne Keshillin Europian ne Dhjetor; Ne edhe nje here do te kemi te bejme me Serbine, me qellimin per te konfirmuar progresin e bere dhe te nenshkruajme kornizen e negociatave”, deklaroi Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

“Procesi per t’iu bashkuar Bashkimit Europian eshte ai qe ka ndihmuar vendet per te ecur perpara, sa i takon zbatimit te ligjit, luftes kunder korrupsionit, per sisteme me te mira te tregut etj. Ka qene nje politike efektive zhvillimi dhe mendoj se ky eshte rasti per vendet e tjere qe i jane bashkuar se fundmi. Jam i sigurt se do te jete edhe per Serbine dhe vendet e tjere. Kesisoj mendoj se do te perfitojme te dy palet sa i takon tregtise, por edhe sa i takon stabilitetit”, shtoi kryeministri britanik, David Cameron.

Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë gjithashtu dakord që të fillojnë përgatitjet me Kosovën për marrëveshjen e asocim-stabilizimit, hap ky drejt anëtarësimit eventual në BE, i cili shoqërohet me përfitime ekonomike.

“Ne jemi në një moment historik për Ballkanin dhe gjithë Europën.
Këto vendime janë rezultat i menjëhershëm i marrëveshjes së guximshme që Beogradi dhe Prishtina arritën në muajin prill”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, i cili të hënën do të shkojë në të dy kryeqytetet.

Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk është zbatuar ende plotësisht, prandaj qeveritë e vendeve anëtare të BE-së do të vlerësojnë përparimin e bërë para se të japin nga fundi i këtij viti miratimin përfundimtar për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Serbisë në BE.

Presidentët dhe kryeministrat e 27 vendeve anëtare mirëpritën Kroacinë si vendin e 28 anëtar të BE-së, që hyn në fuqi të hënën më 1 korrik.

Top Channel