
Juventusi vazhdon gjuetinë për sigurimin e lojtarvë të kërkuar nga Antonio Conte si përforcim për skuadrën aktuale.
Mediat italiane shkruajnë se pas mbërritjes së Tevez, bardhezinjtë janë shumë pranë nënshkrimit me Zaza-n, futbollisti në pronësi të Sampdorias që mund të lihej i lirë prej kësaj të fundit në këmbim të huazimit të Gabbiadini-t dhe një shume të caktuar parash.
Por për Zaza-n vështirë të ketë një vend në formacion këtë sezon, ndaj Juventusi pritet ta huazojë atë tek Sasuolo, që këtë sezon do të luajë në Serinë A.
Ndërkohë, bisedimet vazhdojnë edhe për Ogbonan, mbrojtësin e Torinos që mbetet ende një ndër objektivat e Juventusit për të përforcuar mbrojtjen. Corriere Dello Sport shkruan se të hënën pritet arritja e marrëveshjes me skuadrën “Granata” që nga ana e saj do të përfitonte një shumë parash dhe kartonin e të riut Ciro Imobile.
Top Channel