Armstrong: Çiklizmi do të ketë gjithmonë doping

28/06/2013 17:55

Shtatë herë kampioni i s’kualifikuar për i Turit të Francës, Lance Armstrong, beson që çiklizmi nuk do të jetë kurrë i çliruar nga dopingu.

41-vjeçari, kampion në vitet 1999-2005, përpara se të zbulohej fajtor dhe të pranonte publikisht dopimin e tij më parë gjatë vitit, u rikthye të fliste këtë të premte, në një intervistë për të përditshmen më të madhe franceze, “Le Monde”.

“Është e pamundur që të fitosh Turin e Francës pa doping. Turi është një provë rezistence dhe ndaj oksigjeni është vendimtar. Sa për t’iu dhënë një shembull, EPO nuk do të ndihmojë një sprintier të fitojë 100 metrat, por bën të gjithë diferencën për një vrapues në 10 mijë metra”, deklaroi Armstrong, që midis disa substancave të ndaluara gjatë karrierës së tij, përdori gjerësisht EPO-n.

Në një reagim mbi faktin se shumë fitues të tjerë janë zbuluar fajtorë për doping, Armstrong tha: “Dopingu gjithmonë ka ekzistuar dhe do të ekzistojë. Nuk e shpiku brezi i çiklistëve aktualë atë, por ne vetëm sa morëm pjesë në sistem. Kjo është e natyrshme, është kusht për të fituar pasi të gjithë e bëjnë”.

Në lidhje me dyshimet mbi fituesin e Turit të vitit 1998, Laurent Jalabert, për përdorimin e dopingut edhe prej tij, Armstrong komentoi: “Kam shumë respekt për Jaja, por ai po gënjen. Nuk është i pafajshëm, askush nuk mund të fitojë Turin e Francës nëse nuk merr doping”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA