Roger Federer, 7 herë kampion i “Wimbledon”, pësoi një nga humbjet më shokuese në historinë e këtij turneu, pasi u mposht nga ukrainasi Sergiy Stakhovsky, tenisti i renditur i 116-ti.
27-vjeçari luftoi fort pas humbjes së setit të parë 7-6, përpara se të fitonte 7-6, 7-5, 7-5 duke shënuar triumfin më të madh të karrierës së tij, si dhe duke i dhënë fund rekordit të Federer-it, që synonte çerekfinalet për të 36-n herë radhazi në një “grand slam”.
“Tashmë, përfundimisht mund t’u them nipërve të mi se mposhta legjendën Roger Federer”, tha Stakhovsky për reporterët, pas fitores së shkëlqyer të tij.
Federer është vetëm një nga 7 ish-numrat 1 të botës, që humbasin në raundin e dytë, edhe pse ky eliminim mund të konsiderohet si më dramatiku.
“Jam shumë i zhgënjyer”, tha Federer për reporterët. “Të humbasësh në Wimbledon në këtë mënyrë, është dicka e pakuptueshme. Kështu që do të më duhet të përmendem pas kësaj humbjeje. Disa nga finalet e humbura kanë qenë më pak të dhimbshme, se sa kjo e sotmja”, tha tenisti zvicerian.
Humbja e Federer lë Novak Djokovic si të vetmin pretendent, i cili e ka fituar më parë këtë turne, si dhe britanikun Andy Murray, i cili kaloi me lehtësi në raundin e tretë.
Top Channel