Piloti i skuderisë “Red Bull”, Mark Webber ka vendosur të braktisë Formula 1 në fund të sezonit.
Australiani 36-vjeçar po bashkohet me programin e ri sportiv të “Porsche” dhe do të garojë në garën “Le Mans 24 Orë” për prodhuesin gjerman.
Webber kishte mundësi të qëndronte në Formula 1, pasi si “Red Bull” ashtu dhe skuderi të tjera kishin shprehur interes për të, por piloti thotë se është koha për të lëvizur.
Piloti i “Lotus”, Kimi Raikkonen, kampion bote në vitin 2007, ka gjasa të zëvendësojë australianin, që debutoi për herë të parë në F1 në vitin 2002. Daniel Ricciardo dhe Jean Eric Vergne të “Toro Rosso” janë gjithashtu opsione për zëvendësimin e tij.
Webber e konsideron një “nder” të garojë për “Porsche”, duke thënë se, “kompania ka shkruar historinë e garës si prodhues dhe performancat e saj teknologjike janë në nivele maksimale”.
Top Channel