Arshavin kthehet në Rusi
27/06/2013 14:30
Ish-kapiteni i kombëtares ruse, Andrei Arshavin në sezonin e ardhshëm do të veshë fanelën e Zenitit të Shën Pietërburgut.
Bëhet fjalë për kthimin në skuadrën e qytetit të lindjes dhe sidomos atë ku ka filluar karriera e tij në vitin 1999.
Arshavin, 32 vjeç, ka shënuar 71 gola në 310 ndeshje dhe me Zenitin ka fituar kampionate të ndryshme të Rusisë dhe Kupën Uefa në vitin 2008.
Tani do të shkëputet nga klubi anglez Arsenal, ku ka milituar nga viti 2009 në 2012 dhe ku së fundmi ka qëndruar kryesisht në stol. Kontrata e re është 2-vjeçare.
Top Channel