F1, Silverstone, aty ku Red Bulli nuk parakalohet

26/06/2013 17:45

Silverstone është pista e Red Bullit që nga viti 2009, vit kur titullin kampion e fitoi Jenson Button me Brawn GP. Që nga ky vit, skuderia kampione në fuqi ka fituar 3 pole-position dhe 3 gara në pistën angleze, ku do të zhvillohet gara e radhës e Formula 1.

Vetëm Fernando Alonso ka arritur që gjatë kësaj periudhe t’i rrëmbejë 1 pole-position (2012) dhe 1 fitore (2011).

Silverstone është gjithashtu një nga të paktat pista ku Webber ka më shumë fitore sesa Vettel. Por, ajo që tremb më shumë është se askush nuk ja ka dalë mbanë të parakalojë një makinë Red Bull në këtë cirkuit të shpejtë që nga viti 2009.

Një tjetër fakt interesant është se me pjesëmarrjen në këtë garë, Webber (Red Bull) dhe Alonso (Ferrari) do të hyjnë mes 10 pilotëve me më shumë gara në historinë e Formulës 1. Australiani dhe spanjolli do të plotësojnë numrin e 204 Cmimeve të Mëdha ditën e dielë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA