Rezultati ndryshon në 85 me 55

25/06/2013 00:00

Në Tiranë, e majta ka arritur të sigurojë edhe mandatin e 19-të, siç pritej gjatë këtyre orëve të fundit, një mandat i cili kalon në favor të PS-së me 16 në total, duke e rritur avantazhin në rang kombëtar në 85 me 55 kundrejt së djathtës.

Ky ndryshim u diskutua edhe gjatë transmetimit të emisionit “Shqipëria
Vendos” me Sokol Ballën, ku sipas projeksionit të Zaloshnjës ky mandat
do të mbrohej në fund me mbi 2000 vota në favor të së majtës. Kujtojmë
se ky mandat i hiqet Dogjanit, ish-deputetit socialist, i cili kandidon
nën siglën e PD-së në këto zgjedhje.

Ndërkohë, numërimi është bllokuar sërish këtu në Tiranë, në të gjitha KZAZ-të e mbetura, përfshi njësinë 5 dhe shkollën “Bajram Curri”, pas largimit të numëruesve të PD-së me të njëjtin justifikim: lodhjen. Pritet që numërimi të rifillojë me shumë mundësi mëngjesin e së mërkurës.

Prej disa orësh pritet të ndahet edhe mandati i 9 për të majtën në qarkun e
Elbasanit, pasi votat e numëruara pasditen e së martës, nga KZAZ-të e Librazhdit dhe
Prrenjasit, po ndryshojnë rezultatin. Në Librazhd ka patur incidente në
sallën e numërimit, ku një grup i deputetit Luciano Boci ka kërkuar që
të futet në grupet e numërimit, proces i cili u ndërpre dhe dolën jashtë
gjithë vëzhguesit, duke lënë brenda sallës vetëm dy prej tyre.

Ndërkohë, në lidhjen e fundit me gazetarin Elert Yzeiri, është bërë e ditur se kanë mbetur për t’u numëruar kutitë e Komunës së Rrajcës nga KZAZ e Librazhdit, një zonë me shumicë votash të majta, gjë që i jep më shumë shpresa koalicionit të majtë për mandatin e 9-të. Edhe pse kërkohet që të mos zvarritet numërimi, të mos ndërpritet, nga vet deputeti socialist i Librazhdit, Taulant Balla, i cili ka kërkuar emërimet e vëzhguesve të rinj, duket se edhe në Librazhd numërimi do të vazhdojë të mërkurën.

Reagimi i mëparshëm vërtet që ishte një incident, por forcat e rendit ndërhynë në kohën e duhur. Komisionerët dhe numëruesit reaguan shkëlqyeshëm, duke u distancuar për pak caste nga ky incident. Numërimi pritet të fillojë brenda pak minutash për 18 kutitë e fundit të pahapura fare. Ndërkohë që kutitë e fundit të hapura kanë qenë me gati 300 vota diferencë për të majtën, duke dhënë më shumë shpresa.

Mandati i 4 në Kukës zgjidhet nga KQZ

Mandati i katërt në qarkun e Kukësit mbetet ende i paqartë. Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Kukës deklaroi pak më herët se koalicioni i djathtë në këtë qark ka marrë 3 mandate dhe ai i majtë 1 dhe jo sipas pasqyrimit të KQZ-së, në fund të numërimit për një ndarje të barabartë 2 me 2.

Nga vetë KQZ është njoftuar se ka pasur një gabim njerëzor në hedhjen e rezultateve. Te të dhënat e hedhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në proceverbal nuk është reflektuar tabela 28, por është hedhur dy herë tabela 29. 110 vota për koalicionin e djathtë nuk janë reflektuar. Të treja palët, PD, PS dhe LSI, e pranojnë që ka një gabim në proceverbal, duke mos reflektuar në projeksionin përfundimtar tabelën 28 për Kukësin, një gabim që ka bërë të jenë 110 vota më pak në koalicionin e djathtë.

Për këtë problem duket se palët kanë rënë dakord, që të presin mbledhjen e KQZ gjatë mëngjesit të ditës së mërkurë, duke shqyrtuar të gjitha procesverbalet dhe duke i hedhur nga e para, një për një. Gjasat janë që të ketë një ndryshim në qarkun e Kukësit, pra mandatet të kthehen në 3 me 1 për koalicionin e djathtë.

***

Numërimi i votave në të gjithë vendin tashmë po shkon drejt fundit,
përfshi Tiranën, ku ritmet janë shpejtuar dhe tashmë mbeten edhe rreth
200 kutitë e fundit për t’u numëruar.

Në Korçë, Vlorë, Dibër, Kukës dhe Gjirokastër, deri në orën 22:00, numërimet janë mbyllur të gjitha dhe në qarqet e tjera, mbeten vetëm pak kutitë e fundit.

Surpriza e orëve të fundit ishte fitorja e një mandati më shumë të së majtës në Kukës, ndërsa në Tiranë dhe Elbasan, mund të ndodhin ndryshimet e vetme potenciale, ku Partia Socialiste mund t’i rrëmbejë një mandat shtesë koalicionit të djathtë, nëse arrijnë të regjistrojnë një avantazh të bindshëm në kutitë e mbetura.

Pasi ka inauguruar investimin me te madh te mandatit, ne rrugen e re Tirane-Elbasan, PD-se nuk e pa pritur qe te perfundoje, ndoshta me tre mandate ne kete qark, duke lene jashte me gjase edhe zyrtaret lokale te Partise Demokratike.

Ne Fier rezultati i deritanishem vazhdon te jete 11 me 5 mandate, ndersa ne Gjirokaster, nga 5 mandate, Partia Demokratike ka marre vetem 1.

Nderkohe me rezultatet e deri tanishme raporti i mandateve per Tiranen eshte 18 per koalicionin e majte dhe 14 per te djathten, por Partia Socialiste per pak vota pret mandatin e 19. Megjithate ende kjo nuk eshte zyrtarizuar.

Ne Berat raporti eshte 6 me 2, ne Vlore 8 me 4, ne Durres konfirmohet 7 me 6, ne Lezhe 4 me 3, ne Diber 3 me 3 ndersa ne Korce, numerimi eshte mbyllur perfundimisht me rezultatin 7 me 5.

Top Channel