Misioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR publikon raportin paraprak për
zgjedhjet e 23 qershorit, ku vrasja e Laçit është një ngjarje, që sipas
tij, ka njollosur fillimin e procesit zgjedhor.

OSBE-ODIHR dha këtë konkluzion për zgjedhjet e 23 Qershorit.

“Ato ishin konkuruese me pjesëmarrjen aktive të qytetarëve gjatë gjithë fushatës dhe respekt të mirëfilltë për liritë themelore. Megjithatë atmosfera e mosbesimit midis dy forcave të mëdha politike njollosi klimën zgjedhore dhe kërcënoi administrimin e të gjithë procesit zgjedhor”.

Ndërsa Roberto Batelli, i emëruar si koordinator special i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që në fillim të deklaratës së tij nënvizoi nevojën e njohjes së rezultatit nga drejtuesit politik të vëndit.

“Këto ishin zgjedhje të rëndësishme që u ofronin zgjedhësve zgjedhje të vërteta në një kohë kritike për Shqipërinë. Tani është koha që drejtuesit politikë të vendit të dëgjojnë vullnetin e popullit, pasi njerëzit ishin të etur për të shprehur vullnetin e tyre dhe nuk duhet të mbahen peng nga politika. Politika është një pjesë kyçe e zgjedhjeve,  por në një farë mënyre  politikat e partive kanë rezultuar të jenë të dëmshme ashtu si dhe në të shkuarën”, deklaroi zoti Batelli.

Roberto Batelli u ndal edhe në problemet e krijuara me numërimin. “Numërimi u vonua, tha ai, në shumë zona për shkak të caktimit të vonë të numëruesve të votave. Po për këtë cështje Conny McCormack deklaroi se numërimi mbetet një problem për të cilin në raportin final pas 8 javëve do të jepen rekomandimet e duhura.

“Zgjedhësit kanë të drejtë, tha Conny McCormack,  të shpresojnë për zgjedhje që janë të administruara në mënyrë profesionale dhe të paanshme”.

“Gjatë vëzhgimit tonë përgjatë gjashtë javëve të shkuara ne kemi parë se si poltika ka depërtuar administratën në të tëra nivelet e saj. Edhe pse votimi në ditën e zgjedhjeve u vlerësua pozitivisht, gjetjet tona të përgjithëshme janë paraprake për sa kohë procesi numërimit vazhdon. Misioni ODIHR-it do të qëndrojë në vend për të vëzhguar fazat e mbetura të procesit”, tha McCormak.

Conny McCormack u pyet të jepte opinionin e saj se kush do të çertifikojë rezultatin e zgjedhjeve.

“Të gjithë ne e dimë se çertifikimi rezultatit të zgjedhjeve është duke afruar dhe kërkon një shumicë të cilësuar me 5 vota. Kjo mbetet dicka që vlen për t’u parë se si do të zhvillohet në këtë situatë. Ne nuk kemi një glob kristali parashikues se çfarë mund të ndodhë. Në Kodin Zgjedhor thuhet se kërkohen 5 vota, pra shumicë e cilësuar”, u përgjigj McCormak.

Në raportin paraprak vërehet dështimi KQZ-së në përdorimin e teknologjisë në zgjedhje sic parashikohet në Kodin zgjedhor.

“KQZ-shkeli një sërë afatesh ligjore, nuk miratoi afatet ligjore dhe nuk miratoi rregullat e nevojshme duke bërë kështu të pamundër implementimin e tyre të sukseshëm”, konstaton raporti paraprak.

Top Channel