Ministrat e jashtëm të grupit të Miqve të Sirisë, të cilët po takohen në Katar, miratuan këtë të shtunë që të dërgojnë ndihma urgjente për kryengritësit që luftojnë përkrah presidentit Bashar al-Assad.
Një vendim i tillë, i shoqatës që përfshin midis të tjerave Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë, si dhe Turqinë, Arabinë Saudite, Egjiptin apo Jordaninë, vjen në një moment ku duket se ushtria e rregullt e Assad, falë armëve të sofistikuara ruse, po fiton një epërsi në luftimet në terren.
Kryeministri i Katarit, Sheikh Hamad bin Jassim bin Jaber al-Thani, theksoi se “shpërndarja e armëve për rebelët mund të jetë mënyra e vetme për të vendosur paqen në Siri”.
Në një deklaratë, Miqtë e Sirisë dënonin gjithashtu Damaskun zyrtar, për përdorimin që i ka bërë luftëtarëve iranianë dhe atyre të Hezbollahut.
Në 27 muaj luftë civile në Siri, të paktën 93 mijë persona kanë humbur jetën sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Nga ana e saj, qeveria siriane pretendon se është duke luftuar kundër terroristëve të sponsorizuar nga jashtë.
Top Channel