
Policia e Shtetit publikoi të enjten urdhërin “Për dorëzimin dhe marrjen
në ruajtje të Objekteve Shtetëror, nga efektivat e Forcave Komando e
Forcave të tjera të Ushtrisë”.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj urdhëruar strukturat vendore të Policisë që të marrin masa për dorëzimin e sigurimit të objekteve shtetërore dhe të trupit diplomatik, strukturave të Forcave të Armatosura.
“Ky urdhër është nxjerrë në zbatim të akteve ligjore që normojnë detyrat e policisë dhe të forcave të armatosura në kuadër të procesit zgjedhor, si dhe Urdhrit të Përbashkët të Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, dhe ka si qëllim zëvendësimin e punonjësve të policisë së ruajtjes dhe sigurimit të objekteve e planifikimin e tyre me shërbime para dhe gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Përmes këtij urdhri Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar strukturat vendore të Policisë që të marrin masa për dorëzimin e sigurimit të objekteve shtetërore dhe të trupit diplomatik, strukturave të forcave të armatosura. Dorëzimi i këtyre objekteve do të bëhet i shoqëruar dhe me dokumentacionin përkatës të çdo objekti që ka të bëjë me garantimin e sigurisë së tyre” thuhet në deklaratën e policisë së shtetit.
Sipas policisë së shtetit, dorëzimi i objekteve nga Drejtoritë e Policisë në Qarqe dhe Komisariatet e Policisë në rrethe dhe marrja në ruajtje nga strukturat e forcave të armatosura do të nga dita e enjte deri në datën 25 qershor.
Top Channel