Napoli, parulla kundër Cavanit

20/06/2013 00:00

Tifozeria e organizuar e ekipit të Napolit ka humbur durimin me pritjen e gjatë për të ardhmen e sulmuesit Edinson Cavani.

Për këtë arsye, parulla me thirrje që lojtari të largohet janë vendosur në zona të ndryshme të qytetit jugor të Italisë.

Prej disa ditësh në faqe të ndryshme interneti, tifozët e kaltër shprehin irritimin e tyre për deklaratat e dashurisë që Cavani ka bërë ndaj Real Madrid dhe lavdet që ka thurur për Mourinho dhe Pellegrinin.

Një ditë më parë mediat britanike raportuan se Chelsea mund të jetë pranë blerjes “blitz” të Cavanit, çka do të përbënte një zhgënjim të madh për Realin e Manchester City, gjithashtu të përfshirë në negociata.

Sipas “Daily Mirror”, Mourinho duket se ka bindur drejtuesit e skuadrës që të bëjnë një sakrificë, duke paguar menjëherë klauzolën e shitjes së caktuar në kontratën e tij me Napolin në 63 milionë euro.

Në Londër, gjithashtu janë të sigurt se pavarësisht dëshirës së uruguajanit për të kaluar në “Santiago Bernabeu”, ai mund të bindet nëpërmjet një page të parezistueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB