Foto/ Tragjike në Greqi, si humbën jetën tre të rinjtë shqiptarë, nga aksidenti edhe dy të tjerë të plagosur në gjendje kritike
Masa sigurie për mitingun përmbyllës elektoral të socialistëve për
kryeqytetin, i planifikuar të zhvillohet pasditen e sotme në sheshin
“Nënë Tereza”.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, policia e kryeqytetit ka sqaruar se do të bllokohen disa segmente rrugore gjatë intervalit kohor 16.00 – 21.00, me qëllim zhvillimin e qetë të mitingut.
“Kështu, do të merren masat për bllokimin e segmenteve rrugore dhe nuk do të lejohet parkimi i mjeteve duke filluar nga ora 16.00’ deri më 21.00 të ditës së sotme, në këto segmente rrugore: Kryqëzimi i rrugës ‘Ismail Qemali’ deri në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’; nga ‘Hotel Sheraton përgjatë Sheshit ‘Nënë Tereza’, nga rruga ‘Frederik Shiroka’ drejt sheshit ‘Nënë Tereza'”, thuhet në njoftim. Policia e Tiranës thekson se do të marrë masa për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti duke siguruar rendin dhe garantimin e zhvillimit normal të tij.
Top Channel