“Bale nuk largohet nga Tottenham”

20/06/2013 00:00

Gareth Bale nuk do të largohet nga Tottenham-i këtë verë. Kështu ka deklaruar trajneri i skuadrës londineze, Andre Villas Boas.

Portugezi lëshoi këtë deklaratë pas premtimit të marrë nga drejtuesit kryesorë të klubit për të mos shitur yjet e skuadrës që mbylli këtë sezon.

“Ne kemi premtimin e drejtuesve që Gareth Bale nuk do të largohet nga klubi”, deklaroi për mediat angleze, Villas Boas.

Për uellsianin Reali ofron plot 100 milion euro, shumë kjo që mund të rritet edhe më nëse presidenti i madrilenëve do të këmbëngulë në ëndrrën për të patur Bale në Santiago Bernabeo.

Me mbërritjen (thuajse të sigurtë) të Ancelotti-t në krye të Realit, Perez po kërkon që të rregullojë marrëdhëniet me tifozët duke shënjestruar disa prej lojtarëve më me zë në Europë. Mes emrave që qarkullojnë së fundmi është Bale, Isco dhe Cavani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB