Guximi për të ndërtuar pa leje, plotësisht në shkelje të ligjit, duket se nuk ka fre në këto ditë para procesit zgjedhor.

Në çdo cep të Tiranës vlon puna duke ndërtuar ditë e natë, mbi tarraca pallatesh apo shtesa anësore, në qendër të kryeqytetit dhe ende më shumë në periferi të saj, pa u trembur nga askush, për shkak të lejeve jo zyrtare  kundrejt rryshfeteve nën dorë apo premtimeve për votë.

Pertej kesaj, një ndertim pa leje ne unazen e Tiranes, duket se thyen çdo rekord të shkeljes së ligjit, pasi  zotëruesi i saj, përveç se ndërton pa leje, zë trotuarin dhe për më tepër fut brenda ndërtimit edhe tabelën e vendosur në anë të pallatit për emërtimin e rrugës.

Por kjo nuk justifikon aspak ndertimet qe po kryhen nga banoret perballe ish-Ekspozites “Shqiperia Sot”, ku  ngrihen skelat gjatë natës dhe vijon puna me ritme të shpejta për përfundimin sa më parë të ndërtimit edhe gjatë ditës.

Nje tjeter ndertim konstatohet pranë ish “21 Dhjetorit”. Nderkohe banoret thonë se edhe kur denoncojne ne Inspektoriatin e Ndertimit, inspektoret nuk vijne, pasi nje pjese e tyre kane marre para ne menyre qe te mos i raportojne si ndertime pa leje dhe per me teper Bashkia e Tiranes nuk po nderhyn, pasi nuk do te krijoje pakenaqesi tek qytetaret, ne menyre qe te mos humbe vota ne zgjedhjet e 23 qershorit.

Ne nje kohe kur strukturat pergjegjese nuk po ndërhyjnë për të ruajtur territorin dhe urbanistiken e kryeqytetit, në redaksine e Top Channel nuk kanë të reshtur denoncimet që vijnë nga zona të ndryshme të Tiranës. Vetëm duke kaluar në unazën e Tiranës mund të identifikosh qartë mbi 20 ndërtime, të gjitha pa leje ndërtimi, për disa prej të cilave, qytetarët thonë se po ndërtohen nga zyrtarë e qeveritarë, të cilët e kanë të sigurt që ndertimi nuk do t’u prishet dhe se së shpejti e fusin ne proces legalizimi.

Top Channel