Shkëmbim Cassano-Belfodil
19/06/2013 00:00
Interi dhe Parma kanë rënë dakort për shkëmbimin që do të transferonte Antonio Cassano-n në Parma dhe Belfodilin tek Interi.
Sipas mediave italiane dy klubet dhe trajnerët respektivë kanë rënë dakort, por mbetet për t’u dhënë “ok” nga sulmuesi barez. Cassano nuk bën pjesë në planet e Mazzarit, ndërsa sulmuesi i ri i Parmës është në listën e preferencave të ish-teknikut të Napolit.
Mazzarri ka kërkuar sulmuesin që kur ndodhej në stolin e napolitanëve. Nësë do transferohej tek Interi, Belfodil do të ishte njëra nga shtyllat ku Mazzarri do të përpiqet të ndërtojë sulmin e skuadrës së tij.
Top Channel